Sipas MeteoAlb edhe ditën e premte mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar. Por pas mesditës vranësirat spostohen drejt zonave malore duke lënë bregdetin me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.