Shiu i lë vendin diellit, por e mërkura kthen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë javë

Shiu i lë vendin diellit, por e mërkura kthen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme por nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë atë të Martë dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e para të ditës dhe mbrëmje.

Për ditën e Mërkurë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndërsa moti parashikohet me vranësira e alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit.

Dita e Premte pritet të ketë mot të paqëndrueshëm si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe reshje shiu të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve të forta. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar ndërsa gjithashtu në relievet malore në Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë