Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash kryesisht mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Kushtet atmosferike do të mbeten kryesisht të qëndrueshme, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm të motit.









Komente
Komento