Kthjellime dhe vranësira në lindje, diell në bregdet/ Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira në lindje, diell në bregdet/ Parashikimi i motit për sot

Shqipëria sot do të vijojë që të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë në territorin shqiptar kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat përgjatë kufirit lindor por diell dhe temperatura relativisht të larta për ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian, ku më të dukshme paraqiten në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa veriperëndimi i kontinentit dhe gadishulli Iberik vijon me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtër shiu.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'