Kthjellime dhe vranësira pasdite dhe natën/ Mësoni si do të jetë parashikimi i motit sot

Kthjellime dhe vranësira pasdite dhe natën/ Mësoni si do të jetë parashikimi i motit sot

Edhe sot do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë deri në pasdite moti do të paraqitet me kthjellime në zonat e ultësirës perëndimore por vranësira të lehta do ketë në zonat malore.

Nata do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C në 18°C. Sipas meteoalb, era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vranësira të dendura, reshje dëbore dhe temperatura relativisht të ulta mbizotërojnë Europën Linodre, Veriore dhe atë Qendrore. Herë pas here era do të jetë problematike në këto rajone. Por ndryshe paraqitet situata për Europën Jugore, ku kthjellimet janë dominuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai-t, Rama për Corriere:  I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyva për të mbrojtur imazhin e vendit tim

Emisioni i Rai-t, Rama për Corriere:  I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyva për të mbrojtur imazhin e vendit tim