Parashikimi i motit për javën e ardhshme? Diell vetëm të hënën, më pas vetëm shi

Parashikimi i motit për javën e ardhshme? Diell vetëm të hënën, më pas vetëm shi

Vlora, dy ditë pas përmbytjes

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës me ditë me diell por pa munguar edhe ditët me shi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e alternimeve mes anticikloneve shoqëruar me masa ajrore të ngrohta me origjinë jugore dhe kalimeve (të shpejta) të fronteve të ftohta shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare.

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Enjte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët.

Ashtu si për ditën e Mërkurë edhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në veriperëndim dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Pavarsisht ditëve (apo më saktë orëve) me shi përgjatë ditëve të caktuara, temperaturat në vlerat e mesditës do të mbeten relativisht të larta në vlerat 27-29 grad celcius për shkak të masave ajrore me origjinë jugore (aktiviteti i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times

Iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times