Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik moti parashikohet i kthjellët si dhe shtim të vranësirave mesatare e hera -herës të dendura nga orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me verilindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë.