Vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira. Ndërkohë që në zonat veriore dhe qendrore do kenë vranësira më të dukshme duke bërë që herë pas here të sjellin reshje të pakta në këto zona.
Sipas MeteoAlb, vijojnë zonat Jugore në dominimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta. Por zonat Qëndrore dhe Veriore do kenë vranësira më të dukshme duke bërë që herë pas here të sjellin reshje të pakta në këto zona. Pas mesditës moti përmirësohet dukshëm në të gjithë vendin duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të lartë 4 - 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe Qendra e kontinentit mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje te dendura shiu. Gjithashtu, pjesërisht Rajoni i Ballkanit MBETET me vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta Ndërsa; ishujt Britanike dhe Brigjet e Egjeut do të VIJOJNE me kthjellime dhe kalime te lehta vranësirash