Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe vranësira që do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në zonat malore.

Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mesditës dhe pasdites zhvillojnë vranësirat në territor, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta gjatë mesditës, ku do të krijojnë mundësira për reshje të pakta shiu. Po ashtu në dominimin e motit të vranët do të jenë vendet Nordike ku vranësirat do të gjenerojnë reshje të dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në Europën Perëndimore.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut