Kthjellime në pjesën e parë të ditës, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën e parë të ditës, ndërsa parashikohen vranësira në ekstremin jugor dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb vendi ynë paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferikë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet vranësirat të pësojnë zhvillim në ekstremin jugor dhe juglindje të vendit duke sjelle shira të izoluar në Jug si edhe dëbore te izoluar në juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt britanikë do të jenë nën dominimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. Gjithashtu MBETET me vranësira të shumta dhe reshje të dendura dëbore Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës paraqitet me mot të qëndrueshëm, KU moti do të jetë i kthjellët me kalime të shpeshta vranësirash

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot