Dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të cilat do mbizotërojnë në të gjithë vendin.
Pasditja do të sjellë shtim të vranësirave në skajin verior- veriperëndimor duke rrezikuar reshje të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C në 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Komento