Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.
Më të dukshme vranësirat paraqiten ne dy ekstremet veri-jug duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin jugor, sipas meteoalb. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme të motit të vijojnë deri mëngjesin e së hënës.
Temperaturat e ajrit do te ulen lehtë në mëngjes po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.