Dita nis me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulta por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen në vend. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushtye atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa: Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm. Konkretisht Qëndra dhe Perëndimi mbeten me reshje shiu, por reshje të dendura dëbore do ketë veriu dhe lindja e Europës. Ndersa kthjellimet dominojnë Rajonin e Mesdheut.