Ditën e sotme, temperaturat në vendin tonë do të mbërrijnë në 40 gradë celsius. Ndërkohë do të ketë kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe vranësira te pakta ne relievet malore.
Në mëngjes, temperaturat do të luhaten 17-24 gradë, në mesditë do të jenë me rënie duke luhatur 35°C ne veri deri në 36-40°C. Era do të jete me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 2-3 balle ne det te hapur. Ditët e fundit është paralajmëruar se në vend pritet të ketë temperaturat më të larta që do të regjistrohen në Berat, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër.
Meteorologu Elvi Jahaj tha disa ditë më parë në një intervistë "Sot Live në Shqipëri" për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta.
Ndër të tjera sqaroi se shpreh se në vendin tonë do depërtojë një valë e nxehtë ekstreme dhe javën që presim para temperaturat do të kapin 40, 41 dhe 42 gradë C në rang vendi.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
I nxehti përvëlues, si po e përballojnë qytetarët e Tiranës temperaturat zhuritëse 40 gradë (FOTO)
Temperaturat në vendin tonë kanë qenë relativisht të larta ditët e fundit, duke i kaluar 40 gradët.
Shumë qytetarë kanë preferuar të mbrohen disi nga dielli me syze, çadra, kapele por edhe të freskohen në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”.