TIRANË- Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë motin në vendin tonë ku në skajin verior dhe juglindor vranësirat janë më të shpeshta duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore. Megjithatë, mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të motit të kthjellet në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -17°C deri në 5°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 55km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanike dhe Europa lindore mbeten me vranësira dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut do kenë reshje të pakta dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta. Ndërsa me kthjellime paraqitet veriu, qendra dhe pjesërisht rajoni i Mesdheut.