Sipas MeteoAlb: Kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë gjithë ditës përjashtuar zonat përgjatë kufirit Lindor, të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do kenë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Dy ekstremet e kontinentit veriu dhe Jugperëndimi paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje. Por kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të diktojnë mot të kthjellë