5 persona janë arrestuar, pasi akuzohen për kultivimin dhe shitjen e kanabisit në zonën e Patosit dhe Fierit. Trafikantët kishin përshtatur një ofiçinë të vjetër në Patos në ambiente për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e kanabisit.
Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Në pranga përfunduan Fatmir Dhimos (Ademi), 47 vjeç, Leonard Gropa, 50 vjeç, Ilir Nuhaj, 30 vjeç, Dardan Kamberaj, 45 vjeç, banues në Patos dhe Simon Toska, 49 vjeç, banues në Mallakastër.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, u sekuestruan 6 doza kokaine, 7 kg kanabis, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".