Kishim paralajmëruar që do të vinte ndryshe dhe nuk ju zhgënjyem. Bukuroshja e skenës shqiptare, Elvana Gjata do të sjell së shpejti këngën e saj më të re, e cila titullohet “Beso”.

I menjëhershëm nga qenë reagimi i fansave sapo është publikuar në rrjetet sociale kjo fotografi e këngëtares. Ata janë shprehur se e presin me padurim këtë këngë, të këngëtares së tyre të zemrës.

Elvana në këtë foto, vjen e mbuluar me një shami dhe ndoshta kënga e saj, mund të ketë motive orientale. Kënga është punuar në studion e “Threedot’s Production” dhe pritet të dal shumë shpejt në treg.

Su/ Shqiptarja.com