Kuçi: Votuam Bashkësinë
Ndërkombëtare, jo gjykatën Speciale

Kuçi: Votuam Bashkësinë<br />Ndërkombëtare, jo gjykatën Speciale
PRISHTINE- Edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deputetët të cilët votuan për krijimin e Gjykatës Speciale, kanë votuar Bashkësinë Ndërkombëtare e jo gjykatën.

Ai këtë e ka thënë në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, duke u pajtuar me deklaratën e të një dite më parë, të kolegut të tij, Hydajet Hyseni.

Hyseni i cili kishe votuar dje kundër themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, ka thënë se duhet të pyeten ata deputetë që votuan pro se për çka votuan, sepse sipas tij nuk dihet për çka kanë votuar.

Ai tha se objektivisht nuk është votuar themelimi i një Tribunali, por sipas tij është votuar “bashkësia ndërkombëtare”.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike