KUCOVE- Rikthehen sërish grabitjet në rrugë. Një 21-vjeçar nga Kuçova i ka rrëmbyer varësen nga qafa një gruaje. 64-vjeçarja, Marie Tirko, ishte duke ecur ndërkohë, që 21-vjeçari, Eno Ruçi i ka vjedhur varësen.
 
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Perëndi të Kuçovës.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)