Ku do t'i kalojë pushimet Meta?
"Më shumë kohë më familjen"

Ku do t'i kalojë pushimet Meta?<br />"Më shumë kohë më familjen"
Në fund të një sesioni “të gjatë” në Kuvend të shoqëruar me debate dhe incidente të shumta, kreu i Kuvendit Ilir Meta sërish nuk heq dorë nga puna.
 
Por, të paktë deri në javën e parë të shtatorit nuk do t’i duhet të drejtojë 139 deputetët e Kuvendit.
 
“Tani që sesioni parlamentar është mbyllur, do përpiqem të pushoj për pak ditë, por vetëm pak, sepse angazhime të rëndësishme kemi përpara, duke filluar nga shtatori”, shprehet Meta.

Duke folur  për pushimet e verës, lideri i LSI-së tregon se një kohë të mirë do t’ia kushtojë fëmijëve të tij, të cilëve u mungon.

“Përpiqem të kaloj më shumë kohë më familjen time, me tre fëmijët e mi që po rriten dhe shpesh i mungoj; të lexoj dhe të ec. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, angazhimet më kanë “dënuar” të punoj edhe gjatë pushimeve”, deklaron Meta gjatë intervistës për “Albanian Daily News”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet