Ku do të ndërtohet Xhamia e re?
Lulishtja përpara Parlamentit, e njohur ndryshe si Namazgjaja, është sipërfaqja ku do te ngrihet xhamia e re për myslimanet e Tiranës.

A ka nisur ndërtimi i saj?
Ende jo. Ndonëse data 25 maj 2013 ishte premtuar si data kur do të niste puna për themelet e këtij objekti kulti, ende nuk ka nisur një gjë e tillë.

Përse po vonohen punimet?
Shkak është fakti se bashkia e Tiranës ende nuk ka zbardhur projektin e lejes së ndërtimit të xhamisë së re. Pa u zbardhur kjo leje nuk mund të nisin punimet në terren. Bashkia ka deklaruar se ky objekt ka marrë leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe shumë shpejt do të nisë edhe puna.

Sa do të jetë kosto?
Kostoja për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet do të jetë rreth 10 milionë euro. Financimi i xhamisë së re do të bëhet nga qeveria Kuvajtiane dhe ajo Turke.