‘Ku e gjetën me 4 euro metri?’, Banorët e Bërxullës paralajmërojnë firmën ndërtuese: Mos të marrin guximin që të vijnë në tokat tona

 

Banorët e Bërxullës thonë se do t’i mbrojnë me gjak pronat e tyre. Ato paralajmëruan firmën kontraktore se nëse do të futet që të ndërtojë rrugën në pronat e tyre ato nuk do t’i lejojnë.

‘Mos të marrin guximin që të vijnë nesër. Mos të marrin kurajon të vijnë në tokat tona. Po na e marrin me 50 euro m2. Shteti kur e di shumë mirë si e thotë ligji pse na fut në konflikt, por nuk vjen dhe të ulet. Nuk jemi dakord me vlerën e pronës. U kemi kërkuar projektin e rrugës sesi do të zhvillohet. Si do të zhvillohet kjo rrugë. Shtetit e ka hedhur projektin pa bërë publike sesi do të funksionojë. E kam me dokumente që toka këtu është shitur, ja akti noterial i datës 31 Dhjetor, ka shitur 50 euro metri. Ku e gjeti 4 euro metri katror zoti Berberi këtu. Apo marrin rrogën kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne shkresat na kanë ardhur nga autoriteti ku firma thotë që deri në datë 3 nëntor nuk ka pasur asnjë leje ndërtimi. Shteti me 14 Dhjetor ka miratuar një leje zhvillimore.

Mos ta krahasojmë me Fushë Prezën. Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma. Kam dy javë që pres përgjigje nga institucionet. Sot mua akoma nuk më jepet asnjë përgjigje. Unë do ta bllokoj rrugën sa herë të më dojë qejfi. Derisa të vijnë të ulen në negociata me ne, mos ta mendojnë kaq të lehtë, Masat do të jenë shumë drastike për këta pushtetarë që nuk negociojnë me ne”, deklaroi banori.

‘Protestojmë prej 4 muajsh. Fjalët tona kanë shkuar në vesh të shurdhër. Ky shtet bën vetëm sikur nuk dëgjon. Ne jemi autokton këtu i kemi tokat me certifikata. Unë ju binda vëllait tim. Tonin Vocaj më ka thënë se ja kemi drejtuar ministrisë së Infrastrukturës. Ministria e Infrastrukturës nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Mua nuk më hy në punë se çfarë bën Fushë-Preza. Pse e ktheu rrugën në fshatin tonë. Ne nuk dorëzohemi. Kemi dal e bllokuam rrugën. Në tokën time burrë nënë që të hyjë nuk ka. Shteti shqiptar është palë me krimin e me koncesionarin. Tokën e kam unë dhe e shes sa dua unë. Jo sa të dojë shteti’- u shpreh një banore.


Lajmi kryesor:

Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram