Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat, të dhënat na tregojnë edhe për shtrirjen e shqiptarëve nëpër botë, vende atipike, të cilat nuk janë të njohura si destinacione për traditën tonë emigruese.
Askush nuk surprizohet kur shqiptarët e Italisë dhe Greqisë së bashku, përbëjnë gjysmën e aplikantëve. Nuk është habi as përqendrimi i shqiptarëve në Gjermani, SHBA apo Angli.
Edhe pse numrat e aplikimeve jashtë këtyre vendeve janë të ulëta, fletët tona të votimit do të fluturojnë në zarfe të mbyllur në të gjithë kontinentet. Ndoshta për herë të parë do të diskutojmë, për një shtet të vogël ishullor afër Afrikës, të quajtur Shën Helena, një territor britanik në jug të Oqeanit Atlantik. Nga aty kanë aplikuar deri tani 11 votues shqiptarë. Nga dy vende të tjera afrikane, si Zambia apo Angola, kanë ardhur nga një aplikim.
Bien në sy edhe kërkesa nga shqiptarë që jetojnë në disa ishuj ekzotikë, në Karaibe, si Anguila nga ku kanë ardhur 8 aplikime, Ishujt e Virgjër Britanikë me 4 aplikime, apo kërkesa nga Guadalupe, Antigua dhe Barbuda e deri në Meksikë.
Në Evropë, ka ardhur një kërkesë nga ishull i vogël afër Anglisë, autonon në varësi të kurorës britanike, ishulli i vogël i Menit, pjesë e pellgut britanik.
Shtrirja e shqiptarëve në Azi është e gjerë, nga India, në Kore, Filipine e Singapor.
Harta mund të zgjerohet edhe më tej deri në 4 mars, me vende që mund të mos i kemi dëgjuar kurrë, e jo më të na kishte shkuar mendja se jetojnë shqiptarë, e aq më shumë, shqiptarë të angazhuar që duan edhe të votojnë.
Afrika
Shën Helena- 11
Zambia- 1
Angola- 1
Amerikë
Anguila- 8
Ishujt e Virgjër Britanikë- 4
Guadalupe- 1
Ishujt e Virgjër, SH.B.A -1
Antigua dhe Barbuda- 1
Meksikë- 2
Azi
Koreja e Jugut- 2
Kazakistan- 3
Kina- 2
Indi- 2
Hong Kong- 2
Afganistan- 1
Singapor- 1
Filipinet- 1
Europë
Ishulli i Man- 1
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.7%
-
Pak
59.9%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 1966
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
6 Shkurt, 19:37
-
Vota e Diasporës/ Nuk mungon as kafeja ‘alla turka’! Vijojnë gabimet e emigrantëve me adresën në KQZ, Celibashi apelon të ndjekin udhëzimet për regjistrimin
6 Shkurt, 18:22
-
Diaspora pret votat e Kuvendit! PD vë kushte, Basha-Alibeaj 'JO' Kodit Zgjedhor! Në KQZ dyzim për ID-të e huaja
6 Shkurt, 15:50
-
Zgjedhjet/ Diaspora edhe 26 ditë regjistrim, 125 mijë aplikime! Miratohen 97 mijë kërkesa, refuzohen 28 mijë emigrantë
6 Shkurt, 15:16
-
Zaloshnja: Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?
6 Shkurt, 15:02
-
Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt! Ata që kanë bërë krime do largohen të parët
6 Shkurt, 14:39
-
Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës pa dokumentat shqiptare, i pavend
6 Shkurt, 14:25
-
Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD
6 Shkurt, 13:58
-
Vota e Diasporës, 3 deputetë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor/ Basha: S'bëhemi pjesë e pazarit Rama-Berisha! Alibeaj e kushtëzon me hapjen e listave! Açka: Votimi s'ka siguri
6 Shkurt, 13:09
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
Me gjithe respektin per shqiptaret e disapores qe jane padiskutim nje vlere shume e madhe per ne, une mendoj qe nuk eshte e drejte qe dikush qe jeton, punon dhe paguan taksa jashte Shqiperise te kete njelloj te drejten me dike qe jeton, punon e paguan taksa brenda Shqiperise. Pse duhet te vendose dikush qe nuk jeton ketu se kush do na qeverise ne qe jetojme ketu. Ka goxha absurditet! Edhe pse dikush do te thote qe ata sjellin parate e tyre ketu, une perseri mendoj qe nuk duhet te kene te njejtat te drejta me mua qe jetoj ketu. Ne fund te fundit parate i sjellin per familjaret e tyre dhe per me teper ka ndikim edhe ne inflacionin e cmimeve te banesave dhe indirekt kane bere dem ndaj atyre qe jetojne e punojne ketu. Sepse kane paga shume me te ulta se ata qe jetojne jashte. Dhe si rrjedhoje nje individ qe jeton ketu e ka shume here me te veshtire te bleje nje banese per te jetuar per shkak te cmimit teper te larte qe e ka vendosur tregu.
PërgjigjuOrion, parate qe sipas teje injektohen ne ekonomi, jane para qe vetem sa thellojne moszhvillimin. Dua te them qe nuk mund te quhet kontribut ne ekonomi perderisa ose sjellin para per te ushqyer familjaret, ose per te corientuar tregun sic ndodh me cmimin e banesave. Por e thene e gjitha kjo, edhe sikur te jete ashtu sic thua ti, perseri me duket e padrejte qe dikush tjeter qe ben jete te mire jashte (sipas atij qe jeton jashte), te vendose se si do jetoj une ketu ne Shqiperi. Eshte njelloj sikur te bejme krahasim me zgjedhjet bashkiake. Meqe popullsia qe jeton ne Tirane shkon shume shpesh ne qytete te tjera per pushime (mbajne me para sipas asaj qe the ti), ne Korce, apo plazhe, atehere kur te mbahen zgjedhjet bashkiake te votojne dhe qytetaret e Tiranes per bashkine e Korces, meqe injektojne para ne ekonomine e Korces. Shkon keshtu..?! Ncncnc...
Aspak e drejtë dhe dinjitoze ajo që thoni ju. Dmth sipas mendimit tuaj, 34 vite që diaspora e ka mbajtur atë vend me paranë që e ka derdhur lumë, nuk e paska fituar të drejtën për të votuar?!!! Paratë që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë, injektohen në ekonomi, mos harroni, kanë qenë jo pak po 2.5 miliard në vitë!!!
Është shumë e drejtë çdo gjë që thua . Shumë respekt për bashkëatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri dhe kanë kontribuar për rritjen dhe zhvillimin e vëndit tonë . Nëse sa herë kthehemi shikojmë ndryshime pozitive është mbi të gjitha meritë e shqipëtarëve që punojnë dhe jetojnë aty . Faleminderit të gjithëve ju . Shumë nga ne as nuk e ndjekim politikën aty dhe rrjedhimisht duke mos patur bindje personale pjesa më dërrmuese do të mbështesë me votën, familjen në Shqipri . Një votim i kushtëzuar mund ta quaj . Njëra nga dy palët do përfitojë nga kjo por nuk e di cila . " Edi Ramaj ka një plus për ne në Itali për akordin që bëri në lidhje me pensionet ... Të shohim si do shkojë, por jam dakort që ne dhe ku nuk mund të kemi të njëjtën fuqi për vendosur fatin e Shqipërisë ( përsa i përket zgjedhjes së qeverisë së ardhshme . Respekte
Do jenë simpatizantë të Napoleon Bonapartit këta të Shën Helenës!
Përgjigju