TIRANË - Partia Socialiste hapi mbrëmë në Tiranë fushatën zgjedhore mes entuziazmit dhe spektaklit me muzikë popullore tironse deri dhe të huaj në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Kandidatët për deputetë kanë bërë humor duke ironizuar rrugët e dëmtuar dhe investimet e kryeqytetit. Këtë humor ata e kanë shoqëruar me këngën “Ra faja prej fikut”.

Gjithashtu kandidatët dhe kreu i PS-së kënduan vargje të këngës “Tiron o Tiron”. Emocionet dhe hareja ishin të shumta saqë edhe, Edi Rama në një moment për të bërë muzikë i ka rënë dhe darjes. Fushata është shoqëruar dhe me rënie të daulles.


(sg/v.gj/shqiptarja.com)