LUZIANA, SHBA - Ktheu në Ku Klus Klan- është kjo klithma që ka futur në makth Amerikën. Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale një vajzë e re u sulmua nga tre persona në Luiziana, të cilët i hodhën asaj një lëng dhe ndezën zjarr mbi trupin e saj.

Sharmeka Moffit 20 vjeç është në gjendje kritike në më shumë së gjysmën e trupit të djegur. Vajza gjeti forca të shuante vetë flakët ndërsa bënte edhe thirrje për ndihmë. Sulmi ndodhi ndërsa e reja po pushonte pranë një parku në qytetin Winsboro. Gruaja dëshmon se u sulmua nga tre burra me kapele të bardha, të cilët i derdhën mbi trup një lëng dhe pastaj i vunë zjarrin. E reja gjeti forca të njoftonte policinë përmes numrit 911 ndërsa gjendja e saj ishte tepër kritike.

Në makinën e së resë u gjet mbishkrimi KKK. Ky rast ka tronditur SHBA, ndërsa FBI ka nisur një hetim. Sulmi është zhvilluar larg kamerave të vëzhgimit dhe deri tani asnjë dëshmitar nuk ka folur për ngjarjen, Sherifi lokal Kavin Cobb e ka quajtur këtë një ngjarje të pështirë dhe siguroi se drejtësia do bëjë gjithçka për të sjellë autorët para drejtësisë.

Grupi me ide të ekstremit të djathtë antisemitist u shfaq për herë të parë në vitin 1865. Ai njihet për frymëzimet e tij nga rrymat naziste. Ku Klus Klan ka kundërshtuar fuqishëm lëvizjet civile të viteve 60 në botë.

Tashmë hetuesit në SHBA janë në dilemë nëse grupi i tmerrshëm është aktivizuar sërish ose jo. “Presim me të vërtëte të kuptojmë së çfarë po ndodh. Rekomandojmë gjithkënd të lëvizë me kujdes. Racizmi dhe aktiviteti i Ku Klus Klan janë një realitet i trishtuar në Luziana. Këtu ajo është kudo, një fenomen i fshehur por që ekziston.”

(ns/Shqiptarja.com)