Shqipëria U-21 triumfoi 1-0 ndaj Armenisë U-21 në stadiumin “Air Albania” duke e mbyllur me fitore edicionin kualifikues të “EURO 2025”.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, dominuan takimin dhe krijuan raste të shumta shënimi, por sfida u vendos nga një autogol në minutën e 57-të.
Shqipëria U-21 e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Armenisë: Simon Simoni (GK), Geralb Smajli, Adrian Bajrami (C), Leandro Frroku, Ermir Rashica, Tim Civeja, Arlind Rexhepi, Cristian Shpendi, Elmando Gjini, Marcelino Preka, Elton Fikaj.
Skuadra kuqezi e nisi shumë mirë ndeshjen duke kontrolluar mirë topin dhe duke tentuar portën kundërshtare. Që në minutën e 10-të Shpendi u shfaq rrezikshëm në zonë dhe provoi me një goditje, por u ndal nga portieri.
Në vijim provoi edhe Gjini me një goditje me kokë, ndërsa rasti më i mirë u regjistrua në të 19-të me Shpendin. Sulmuesi bëri gjithçka mirë, por u ndal nga portieri. Sërish Shqipëria shumë pranë golit në minutën 22-të, por Gjini dhe Shpendi u ndalën nga tranversa. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht se kuqezinjtë krijuan shumë raste të mira.
Fraksioni i dytë nisi me dy zëvendësime për kuqezinjtë. Nga loja dolën Tim Civeja e Elton Fikaj dhe u aktivizuan Feta Fetai e Ermis Selimaj. Shqipëria mori avantazhin në minutën e 57-të pas autogolit të Aventisian. Pas shënimit të golit nga loja doli Cristian Shpendi dhe u aktivizua Rrok Toma, ndërsa në vazhdim u fut në fushë edhe Arlind Rexhepi dhe Ermal Meta.
Kuqezinjtë tentuan deri në fund të realizonin golin e dytë dhe i shkuan shumë pranë me Rexhepin e Dodajn, por pa sukses.
Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0. Edicioni kualifikues “EURO 2025” për Kombëtaren U-21 mbyllet me pesë fitore, një barazim dhe katër humbje. Shqipëria U-21 renditet në vendin e katërt me 16 pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22