Kualifikohet Bayern, humbet City
Mesi barazon Raulin, gol Brahimi

Kualifikohet Bayern, humbet City<br />Mesi barazon Raulin, gol Brahimi
Bayern Mynih fiton edhe ndeshjen e kthimit përballë Romës me rezultatin 2-0 me golat e Riberi dhe Gotze duke siguruar kualifikimin me 12 pikë të plota në 4 ndeshje.

Surprizë ka qenë humbja e Manchester City përballë CSKA në shtëpi 1-2, teksa nga radhët e anglezëve dolën edhe 2 lojtarë me të kuqe si pasoje e tensionit. Barcelona u rikthye te fitorja me Ajax 0-2, me dy golat e Mesit, i cili barazoi rekordin e Raulit me 71 gola.

PSG iu fal Cavanit ndaj Apoel Nikosia. Maribori ndali Chelesa-n në barazim 1-1, teksa shënoi një super gol shqiptari Agim Brahimi, por anglezët mund të kishin fituar nëse Hazarad në fund do të tregohej i saktë nga penalltia. Sportingu mundi Schalken 4-2.

Bilbao i dha lamtumirën Champions League pas humbjes 0-2 me Porton, ndërsa Shktari shpartalloi Baten 5-0.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë