Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” (Londër) për ndeshjen e parë kualifikuese Angli - Shqipëri janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli - Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Biletat dolën në shitje vetëm paraditjen e kësaj të martë dhe në pak orë "avulluan". Të gjitha u shitën online. Biletat ishin të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshonin sipas vendndodhjes në stadium.

Tifozët shqiptarë do vendosen në sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.