/ ATSH - Mozart, Beethoven dhe Siding do të vijnë të interpretuar nga kuarteti frymor i Teatrit Kombëtar te Operas dhe Baletit, në një koncert sot në mbrëmje ora 20:00, i cili realziohet në kuadrin e promovimit të formacioneve më të vogla brenda orkestrës së TKOB-së (që është edhe një nga objektivat e këtij institucioni).
Tre pjesët e shkruara për kuintet piano dhe vegla frymore, 3 ndër pjesët më të  njohura të dy autorëve dhe te interpretuara gjeresisht, do të intepretohen gjatë mbrëmjes së sotme nga kuarteti, i cili do të shoqërohet edhe nga prania në piano e të ftuarës, Merita Rexha.
"Quintet për Piano and Winds in E Flat, K 452" Nga Mozart,  "Frühlingsrauschen (Eufori Pranverore) nga Christian Sinding, dhe "Quintet për Piano and Winds in E Flat, Opus 16" nga Beethoven, do të intepretohen gjatë mbrëmjes nga Merita Rexha Tërshana (në piano), Orges Malaj (në fagot), Ilir Kodhima (në korno), Erenik Behlula (në klarinetë) dhe  Erik Tauzi (në oboe).
Quintet në E flat major për Piano and Winds, K. 452, është kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart në 30 mars 1784 dhe është interpretuar 2 ditë më pas në Teatrin Kombëtar të Oborrit Mbretëror në Vjenë. Pak kohë pas premierës, Mozart i ka shkruar të atit duke i thënë: " Për mua është pjesa më e bukur që kam shkruar në jetën time". Vepra përmban 3 kohë.
Frühlingsrauschen, Op. 32, Nr. 3 (Eufori Pranverore) është një pjesë për piano solo, e shkruar nga kompozitori  norvegjez  Christian Sinding (1856-1941) në vitin 1896. Është pjesa më e njohur e këtij kompozitori dhe është shkruar me një stil argëtues, duke e bërë shumë të njohur kryesisht në SHBA.
Duke qënë një pjesë shumë atraktive dhe impresionuese, ajo është përfshirë ne repertorin e shumë pinaistëve në të gjithë botën si dhe ka shërbyer si kolonë zanore në shumë produksione televizive.
Quintet në E flat major për Piano and Winds, Op 16, është kompozuar nga Beethoven në 1796 dhe është i vetmi kompozim për këtë lloj formacioni muzikor.  Kjo vepër thuhet që është krijuar sipas modelit të Kuintetit të Mozart,  K. 452, e cila është shkruar për të njëjtin formacion. Mozart ishte një kompozitor i mirënjohur në kohën kur Kuinteti i tij u interpretua, ndërkohë që Beethoven në moshën 26-vjecare ishte më shumë i njohur për aftësitë e tij improvizuese dhe virtuozitetin në piano sesa për veprat e shkruara kështu që  Op 16 ishte një mundësi për të treguar aftësitë e tij në kompozicion. Vepra përmban tre kohë: