Kubë, asnjë monument për Fidel
Castron, votohet ligji që e ndalon

Kubë, asnjë monument për Fidel<br />Castron, votohet ligji që e ndalon
Kuba ka votuar sot në unanimitet  një ligj i cili plotëson dëshirën e fundit të ish liderit, Fidel Castro, i cili u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare.

Dëshira e fundit e Fidel Castros, sipas vëllait të tij, ishte që atij mos ti ngrihej asnjë statujë dhe asnjë shesh ose rrugë të mos mbante emrin e tij, gjitashtu ai përjashtoi edhe mundësinë që emri i tij të përdorej për qëllime marketingu .

Edhe pse vendosja e një ligji për të plotësuar dëshirën e fundit të ish liderit komunist është publikuar me shpejtësi në shumë media, ende nuk janë publikuar masat që do të përdoren si ndëshkim nëse ky ligj shkelet nga dikush.

Fidel Castro u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, ndërkohë që drejtimin e vendit e kishte marrë prej disa vitesh pasi ish udhëheqësi vuante nga një sëmundje, vëllai i tij , 85 vjeçari, Raul Castro.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota