Kubë, homazhe ushtarake për ish
liderin e vendit, Fidel Castro

Kubë, homazhe ushtarake për ish<br />liderin e vendit, Fidel Castro
Forcat e armatosura kubane, në paradën e tyre tradicionale të 2 janarit kanë bërë homazhe edhe për ish liderin  e tyre, Fidel Castro.
 
Kjo paradë ushtarake përkon me 58-vjetorin e revolucionit me anë të të cili Castro erdhi në pushtet.
 
“Kuba nuk do të heqë kurrë dorë nga parimet e saj. Askush nuk mund të bëjë që të harrojmë historinë dhe simbolet e pavarësisë së popullit tonë”,  është shprehur Jennifer Bello, presidente e Federatës Studentore Universitare.
 
Ndërkohë pas parakalimit të forcave ushtarake me mijëra persona kanë bërë homazhe për kryekomandantin, Fidel Castro, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor, në moshën 90 vjeçare.
 
Castro ishte udhëheqës i revolucionit në Kubë dhe pas tij edhi në pushtet duke udhëhequr vendin komunist deri më 31 korrik të vitit 2006, kohë kur ia kaloi pushtetin vëllait të tij, Raul Castro.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf