HAVANA- Festime të mëdha në Havana të Kubës në mesin e qytetarëve pas njoftimit se Shtetet e Bashkuara do të zgjasin periudhën e vizave për në territorin amerikan.
Departamenti i Shtetit njoftoi se vizitorët kubanezë mund të kenë të drejtën e vizave më afatgjata duke filluar që nga 6 muaj deri në pesë vjet, duke i lejuar ata që të bëjnë vizita të shumta në SHBA gjatë kësaj periudhe.
Personat që kanë aplikuar për viza tani janë duke planifikuar për të vizituar anëtarët e familjes që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Një qytetar u shpreh i gëzuar se do të kishte mundësinë të shikonte Amerikën nga afër, fëmijët dhe nipërit e tij që nuk i shikonte që prej disa vitesh.
Kjo masë vjen edhe pas reformës së Ligjit për Emigracionin, e miratuar nga Presidenti Raul Kastro në muajin janar ku kubanezët kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë vendit.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com