Kubë - Presidenti i Kubës, Raul Castro tha se mbështet ofertat e Venezuelës dhe të vendeve të tjera të Amerikës Latine për t’i dhënë azil ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Castro gjatë fjalimit para Asamblesë Kombëtare të Kubës nuk e ka bërë të qartë nëse vendi i tij do t’i ofronte azil Snowdenit. Gjithashtu ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kërcënojnë vendet e tjera në lidhje me rastin.
Kuba gjatë viteve ka strehuar të arratisur të ndryshëm të SHBA –s të konsideruar si refugjatë politikë, veçanërisht anëtarëve të grupit Black Panthers dekada më parë. Snoëden i cili kërkohet nga SHBA-ja nën akuzat se ka publikuar informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes amerikane besohet se ndodhet në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës.
Venezuela dhe Bolivia i kanë bërë oferta për azil Snowden-it, ndërsa Nikaragua është duke shqyrtuar një kërkesë për azil nga ai.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com