LISA LA- Shtatë kubanezë kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë shtruar në spital ku tetë në gjendje kritike, pas kosumimit të një pijë alkolike që ata mendonin se ishte rum, bëri të ditur ministria e Shëndetit Publik.
Helmimi ka ndodhur në komunën e Lisa La të kryeqytetit të Havanës, dhe të gjitha viktimat ishin të moshave mes 40 dhe 50 vjeç, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria e shëndetësisë.
Ata kanë konsumuar një pije toksike e cila ishte vjedhur nga një departament qeveritar dhe ishte shitur si “rum” tradicional kubanez.
"Alkooli prej druri është jashtëzakonisht toksike dhe shkakton dhimbje koke, vjellje, verbëri dhe vdekje," tha ministria, duke u bërë thirrje banorëve që të kërkojnë kujdes mjekësor nëse ata vuajnë nga ndonjë simptomë.
Gjithashtu i njohur si metanol apo alkool metil, lënda përdoret shpesh si një tretës në laboratorët mjekësore dhe si një karburant apo anti-ngrirje.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com