Kubë: Pas Gjon Palit, Fidel Castro
do takohet edhe me Benediktin XVI

Kubë: Pas Gjon Palit, Fidel Castro <br />do takohet edhe me Benediktin XVI
HAVANA – “Me kënaqësi do të përshëndes Shkëlqesinë e tij Papa Benediktin e XVI, siç bëra në vitin 1998 me Gjon Palin II: një njeri të cilit kontakti me fëmijët dhe me qytetarët e thjeshtë të popullit i ngjallte ndjenja dashurie”. Fidel Castro zyrtarizon kështu lajmin e përfolur prej ditësh, në një “reflektim” të publikuar nga webfaqja qeveritare CubaDebate.

“Për këtë vendosa të kërkoj disa minuta të kohës së tij kaq të impenjuar kur mora vesh, përmes ministrit tonë të Jashtëm, Bruno Rodriguez, që atij do të gëzohej nga ky kontakt i thjeshtë”, përfundon Fidel Castro në reflektimin e tij.

Benedikti XVI është takuar tashmë dje me Presidentin kuban, Raul Castro, në Pallatin e Revolucionit, në Havana. Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në një klimë shumë të qetë, njoftoi sot CubaDebate.

Ky takim vjen pasi zv/presidenti kuban, Marino Murillo, deklaroi publikisht se “në Kubë nuk do të ketë ndryshime politike” por “do të përditësohet aq sa nevojitet modeli ekonomik”. Një përgjigje indirekte ndaj fjalëve të Papës mbi marksizmin që “nuk i përket më realitetit”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut