Fshati Kuç i cili ndodhet vetëm 3 km larg Bilishtit gjendet në një situatë të vështirë. Të gjithë të rinjtë e këtij fshati janë larguar ndaj në shumicën e dyerve të fshatit Kuç shikon vetëm dryna. Familjet që më herët jetonin në to janë larguar në emigrim për një jetë më të mirë.
Kuçi ka qenë dikur një ndër fshatrat më të populluar të krahinës së Devollit. Nga 100 familje që kanë qenë dikur sot aty jetojnë vetëm 40. Shumë prej këtyre familjeve përbëhen vetëm me të moshuar, pasi të rinjtë sipas tyre kanë ikur për shkak se nuk ka mundësi punësimi, sidomos për ata që arsimohen.
“Familje mund të jenë 40 e shumta. Të gjithë të papunë. Nuk kemi të ardhura fare. Unë i kam fëmijët jashtë shtetit. Të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla asnjë nuk kthehet. Kostot janë të larta, jetesa e lartë. Pa ndihmë nga shteti për bujqësi, nuk ka zgjidhje. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuar. Të rinjtë shumë pak. Dhe ata që janë ikin. Ku ka punë këtu? Këtu është zonë e vdekur. Jemi zonë e thellë. Mban 6 muaj dimër”, thanë banorët.
Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 9 fëmijë. Sektori kryesor ekonomik i Kuçit, është bujqësia por që nuk është mbështetur nga shteti.
“Kanë ikur fëmijët. Dy djemtë i kam në Tiranë, punojnë për veten e tyre dhe më ndihmojnë dhe mua. Çfarë do bëj unë me një lopë? Plehu shtrenjtë. Për grurin për një dynym marr 3-4 kuintal. Rri këtu dhe po gjetët më shumë se 5-6 veta. Nuk ka më fëmijë”, tregon një tjetër banor.
“Shumë pak banorë. Këtu nuk fitojnë asgjë. Nuk ju del hesapi. Mund të jenë 5-6 të rinj. Të tjerët kanë ikur”, përfundon një tjetër.
Mes problematikave të shumta në fshat, i shtohet dhe mungesa e ujit të pijshëm, ku gjatë verës vjen vetëm 2 orë në ditë.
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.5%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Gripi lë pasoja në mushkëri, rritet numri i pacientëve të rinj, mjekja: Mos e neglizhoni sepse kalon në pneumoni
17 Janar, 17:24
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40