Një breshëri automatiku ka prishur qetësinë e qytetit të kucovës vetëm pak minuta më par. Duket se shënjestra e atentatorëve ka qenë një adoleshent, i cili ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen Llukan Prifti. Gjatë atentatit adoleshenti ishte duke ecur në rrugë i pashoqëruar nga persona të tjerë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar urgjentisht në spitalin e Beratit. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen, duke mos dashur të kompromentojë hetimet.