KUÇOVË - Fabrika e prodhimit të katërmasë, material që shërben për izolimin e soletave, është kthyer në një shqetësim për banorët e qytetit të Kuçovës,

Subjekti që e ushtron aktivitetin në ish-ambientet e fonderit të naftës në këtë qytet, sipas banorëve ndikon shumë në rritjen e nivelit të ndotjes, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e tyre.

Duke marrë shkas nga kjo banorët të mbështetur edhe nga anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të mjedisit të ardhur nga Berati janë tubuar përpara ambienteve të këtij subjekti tregtarë dhe kanë kërkuar mbylljen e tij.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i firmës “BP2014”, e cila e ka filluar aktivitetin vetëm katër muaj më parë. Drejtori i saj Robert Luzi, në një dalje për mediat pohoi se ky aktivitet i hapur në ish-mjediset e një fonderie nafte, ka filtra mbrojtës dhe nuk shkakton ndotje.

"Kemi marrrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin tonë në këtë rafineri duke filluar që tek leja mjedisore deri tek lejet e doganës, QKR, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm  i cili nevojitet për të kryer aktivitetin tonë." tha Robert Luzi

Ndërkohe të pranishëm pranë tubuesve ishin edhe forcat e rendit për të shmangur çdo incident.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)