Kuçovë, Rama: Policë dhe mësues
mblidhni sa më shumë vota për PS

Kuçovë, Rama: Policë dhe mësues<br />mblidhni sa më shumë vota për PS
Nga qyteti i Kuçovës, Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve për të qeverisur të vetëm me mandat të plotë në mënyrë që të mos shantazhohen në rrugën e ndërtimit të shtetit.
 
Na jepni votën për të qenë të pashantazhueshëm nga partitë e tjera, që marrin votuan tuaj dhe duan të fusin dorën në tepsi’ tha ai.
 
Më pas Rama u bëri thirrje policëve dhe mësuesve që pas orarit të punës të kërkojnë votat për PS për të vazhduar reformat dhe jo të kthehen në kohën e Saliut.
 
U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri.

I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre
” tha Rama. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi