Kuçovë- Ditën e djeshme Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të: Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës. Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjithashtu u shpallën në kërkim S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës. Mësohet se këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin ditën e djeshme në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e F.B, 26 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Po këta persona dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur në shkurt të këtij viti në Perondi, Kuçovë, në lokalin e A.Sh, 60 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.
B.O u procedua dhe për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Vjedhje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim".