Vejusha e Diogo Jota, Rute Cardoso, ndau një video prekëse të fjalimit të tij të dasmës për të shënuar përvjetorin e tyre.

Çifti, të cilët ishin bashkë që kur u njohën në moshën 15 vjeç, u martuan më 22 qershor 2025 dhe kishin tre fëmijë së bashku.

Megjithatë, më pak se dy javë pasi kurorëzuan dashurinë në një ceremoni në Porto, Jota dhe vëllai i tij André Silva humbën tragjikisht jetën në një aksident automobilistik më 3 korrik.

Të hënën në mbrëmje, Cardoso publikoi një postim në Instagram që shfaqte pamje nga dita e tyre e dasmës.

Videoja ishte rreth 20 sekonda e gjatë dhe përmbante momente të bukura nga dasma, klipe të çiftit duke festuar së bashku me të ftuarit e lumtur dhe një pjesë nga fjalimi i dasmës së Jotës.

“Kudo që na çon e ardhmja, ndoshta është dikush këtu që e di më mirë se unë. Por e vërteta është se unë nuk e di dhe nuk ka shumë rëndësi për mua, për sa kohë jam me ty. Të dua përgjithmonë”, i drejtohej ai së shoqes.

Kujtimi i Jota mbetet i fortë ndërsa afrohet një vit nga ndarja e tij tragjike nga jeta.

Në Kupën e Botës, trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, e ka përfshirë Jota si anëtar nderi të skuadrës së tij, ndërsa lojtarët e ekipit mbajnë byzylykë për të nderuar legjendën e Liverpool-it.

Prindërit e Jotës, Isabel dhe Joaquim Silva, u ftuan gjithashtu nga Federata Portugeze për të marrë pjesë në ndeshjen e tyre hapëse kundër DR Kongos në Houston.

Gjatë momentit kur po këndohej himni kombëtar, një imazh i Jota u shfaq në ekranet brenda stadiumit, ndërsa prindërit e tij e shihnin të prekur.