Presidenti serb Vuçiç në 8 shtator në Kosovë, do të propozojë zgjidhjen për kufijtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një deklarate për mediat është shprehur se Beogradi dhe Prishtina janë shumë larg zgjidhjes përfundimtare, ndërsa ka hedhur poshtë idenë për shkëmbim territoresh mes dy vendeve. “Jemi larg kësaj dhe shumë larg çfarëdo gjëje tjetër” theksoi presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se në datë 8 shtator do të vizitojë serbët e Kosovës, ndërsa ka shtuar se do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm të jetës. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të jap një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Megjithatë kreu i shtetit serb ka përsëritur se do të jap propozimin për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, por fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët.

Në muajin e fundit Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një debat të brendshëm politik për zgjidhjen përfundimtare. Shumë politikanë kanë hedhur disa ide për zgjidhjen, ndër të cilat edhe ajo për shkëmbim territoresh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’