Kufijtë, Rama: Berisha furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, ndërsa sot e quan Thaçin argat të Serbisë

Kufijtë, Rama: Berisha furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, ndërsa sot e quan Thaçin argat të Serbisë

Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

TIRANE-Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale u është rikthyer akuzave ndaj Sali Berishës, pas deklaratave të këtij të fundit kundër Presidentit Thaçi në lidhje me debatin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Kreu i qeverisë shprehet se Berisha gjatë luftës së Kosovës furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit dhe luftëtarët e UÇK-së i shpalli terroristë, ndërsa tani e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit.

"Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s'denjoi t'i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin" shkruan Rama.

Që nga momenti i hapjes së debatit nga Thaçi në Kosovë për një marrëveshje me Serbinë që mund të përfshinte edhe rishikimin e kufijve, Berisha e ka akuzuar Presidentin e Kosovës si argat të Beogradit.

Thaçi e ka ftuar Berishën në debat publik pas akuzave, por ky i fundit është përgjigjur duke deklaruar se më parë është i gatshëm për debat me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se me Thaçin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë