Kufijtë/Thaçi në Bjellorusi: Është koha e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Konferencën në Bjellorusi
“Është koha e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në kryqytetin bjellorus në Minsk.
Këtë të mërkurë, Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në punimet për Konferencën e Sigurisë së Munihut ku ka folur sërisht për çështjen e arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, mundësi kjo që sipas tij do t’i hapte rrugën “njohjes së dyanshme” mes dy shteteve.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook presidenti Hashim Thaçi thotë se gjatë vizitës së tij u ka shprehur bjellorusëve dhe ndërkombëtarëve pjesëmarrës optimizmin e tij, se dialogu Kosovë -Serbi duhet të vazhdojë. Sipas Thaçit , arritja e marrëveshjes mes dy vëndeve është e obligueshme ndërkombëtarisht dhe ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse për tí dhënë fund njëherë e mirë konfliktit mes dy vëndeve.
Postimi në Facebook i Presidentit Thaçi
Lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të tillë, SHBA-ja dhe BE-ja e dëshirojnë dhe po punojnë drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe, tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti Thaçi, i cili udhëheq bisedimet me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian vazhdon t'í qëndrojë idesë për korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e kundërshtuar fort nga opozita në Kosovë, por edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht ka paralajmëruar se lëvizja e kufijve mund të bëhet vetëm me luftë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47