Kufiri detar, Shqipëri-Greqi
ngrenë komision me ekspertë
VD/Kotzias i thotë Bushatit Dhimitë

Kufiri detar, Shqipëri-Greqi<br />ngrenë komision me ekspertë<br />VD/Kotzias i thotë Bushatit Dhimitë
TIRANE - Shqipëria ka shumë gjëra që e bashkojnë më Greqinë, por në mes të dy fqinjëve qëndron një det i tërë. Kjo është reflektuar qartë edhe gjatë vizitës së parë të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë. Në krah të homologut shqiptar Ditmir Bushati shefi i diplomacisë greke tha se kufiri ujor duhet të vendoset e çeshtja duhet të zgjidhet.

"Do të shikojmë edhe çështje të përbashkëta si çështja detare. Jemi të palëlëkundur në mendimin tonë se problemet ekzistojnë që zgjidhen. Besimi është diçka e vlefshme. Jam shumë i kënaqur dhe falënderoj për mënyrën e besimit që kemi biseduar",- u shpreh Kotizas.

Ministri shqiptar si zgjidhje të çështjes së kufirit njoftoi ngritjen e grupit të ekspertëve që do të vënë pikat në hartë por pas pasur zgjidhje të njëanshme.

"Duhet të jetë një zgjidhje e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedentë përkundrejt rasteve që mund të konsiderohen të ngjashëm ose jo. Është një zgjidhje të cilët ne dy ministrat dëshirojmë të vijë në radhë të parë nga ekspertët për të pasur një reflektim më të thellë për adresimin e kësaj çështje. Në rast se nga një punë e gjatë e grupeve të ekspertëve nuk arrihet në konkluzion të pranueshëm për të dyja palët, e drejta ndërkombëtare na orienton drejt instrumenteve që mund ta krijojnë këtë besim dhe të na japin zgjidhje përfundimtare", - tha Bushati.

Ministri grek formalisht pranoi se ligji është ende në fuqi, por dy vendet sipas tij nuk janë kurrsesi në luftë.

"Ne besojmë se nuk ekziston një situatë lufte me Shqipërinë; ne mendojmë se të gjitha marrëveshjet, të gjitha deklaratat që janë bërë nga Këshilli Administrativ në vitin 1980, bashkëpunimi që kemi në NATO na bëjnë jo vetëm miq, por dy shtete të cilët janë partnerë dhe aleatë. Mirëkuptojmë faktin se shpeshherë kjo mënyrë jona e leximit nuk përbën gjithmonë edhe mënyrën e leximit nga pala shqiptare. Prandaj, në të gjitha marrëveshjet e tjera që ne do të bëjmë, do të gjejmë edhe njëherë tjetër mënyrën për të konfirmuar se nuk jemi në situatë lufte, nuk jemi, por duhet ta konfirmojmë këtë gjë. Për sa i përket heqjes së ligjit të luftës dhe të të drejtave të pronësisë, çdo qytetar shqiptar mund të shkojë në gjykatat greke, t’i drejtohet atyre dhe i mbështetur mbi të drejtën, të pretendojë për kërkesat e tij. Ne nuk duam që çështjet e pronësisë së individëve të bëhen elementë të errët në marrëdhëniet ndërshtetërore apo të minojnë disi miqësinë tonë. Për sa i përket pyetjes suaj të dytë, e kam si zakon të them se duhet të mësojmë nga historia, duhet të mbështetemi në histori, të mos përsërisim gabime të së shkuarës, por edhe të mos mbetemi të burgosur në këtë histori. Ndaj, kushdo që të na burgosë në këtë situatë, dhe duke pasur madje një gabim dhe përgjegjësi historike, ne nuk do t’i ndjekim; ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen, dhe e ardhmja i përket të dyja vendeve, të dy popujve dhe kryesisht gjeneratave tona të reja", tha Kotzias.

Sa i përket çështjes së pronave të shqiptarëve çamë në Greqi, Kotzias edhe njëherë ka përsëritur sugjerimin grek se zgjidhje u mbetet vetëm gjykata.  

"Përsa i përket heqjes të listës së luftës dhe të të drejtave të pronësisë çdo qytetar shqiptar mund të shkojë në gjykatat greke, t’i drejtohet atyre dhe i mbështetur mbi të drejtën, të pretendojë për kërkesat e tij. Ne nuk duam që çështjet e pronësisë së individëve të bëhen element të errët në marrëdhëniet ndërshtetërore apo të minojnë disi miqësinë tonë. E kam si zakon të them se duhet të mësojmë nga historia, duhet të mbështetemi në histori, të mos përsërisim gabimet e të shkuarës por edhe të mos mbetemi të burgosur në këtë histori", tha shefi i diplomacise greke.

Edhe pse u kalua deri diku me nota humori, ministri i Jashtëm helen ngatërroi emrin tipik shqiptar të homologut shqiptar duke e quajtur Dhimitër.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)