PRISHTINË-Kolonë pritjesh të gjata është krijuar sot në dalje nga Kosova për në Serbi në vendkalimin kufitar Merdare, katërfish më shumë se te Dheu i Bardhë.
Sipas informacioneve për situatën në mesditë, dërguar nga Policia e Kosovës, në Merdar pritja zgjatë rreth 4 orë, ndërsa te Dheu i Bardhë rreth 1 orë.
Në njoftim theksohet se nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në kufi, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, ndërsarradhët e gjata janë duke u shkaktuar nga fluksi i madh i automjeteve dhe procedurat që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve përkatës nga autoritetet serbe. /ATSH/
/Shqiptarja.com