Kufiri Kosovë-Shqipëri, rruga e 'artë' e emigrantëve sirianë (VIDEO)

Kufiri Kosovë-Shqipëri po shihet si kalimi i 'artë' i emigrantëve sirianë për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ditën e mërkurë disa sirianë janë filmuar duke hipur në autobus për t'u larguar nga fshati Zhur i Prizrenit. Banorët tregojnë se refugjatët pasi kalojnë disa ditë pranë xhamisë së fshatit nisen me autobusë drejt destinacioneve të panjohura për ta, që shpresojnë t'i çojnë drejt vendeve të BE.

Edhe pse policia ka intesifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, emigrantët sirianë vijojnë të kalojën grupe-grupe duke mundur të çajnë përmes kufirit të gjelbër.

Që në ditët e para të vitit, policia e Kosovës por edhe e Kukësit kanë arrestuar shumë persona që tentojnë që të kalojnë ilegalisht refugjatët, por kjo nuk ka frenuar fluksin e emigrantëve të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë.

1580930148_1580927839sirian3.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/02/2020 21:31

    Domosdo qe xhamia ofron çdo gje, janë nje fe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat