Kufiri mes Irakut dhe Sirisë është
vendi ku do i jepet fund ISIS 

Kufiri mes Irakut dhe Sirisë është<br />vendi ku do i jepet fund ISIS 
Beteja përfundimtare në Irak kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) do të zhvillohet në kufirin me Sirinë, pas disfatës së fundit të xhihadistëve në Hawija, konfirmuan sot për median dy gjeneralë të koalicionit anti-ISIS e udhëhequr nga SHBA.
 
“Beteja e ardhshme, ofensiva e fundit dhe më e rëndësishmja do të zhvillohet në Luginën e Eufratit, deklaroi zëvendësgjenerali i përgjithshëm Robert Sofge, numri dy i koalicionit.
 
Kjo zonë shkretëtirë drejtohet nga qyteti sirian i Deir Ezzor, ku ISIS-i është nën zjarrin e forcave të regjimit dhe të aleatëve të saj si dhe të një aleance të luftëtarëve arabë dhe kurdë, të mbështetur nga koalicioni, deri në xhepin e fundit xhihadist në Irak, rajoni i Rawa dhe al-Qaïm në perëndim të Irakut.
 
“Aktualisht në këtë zonë ndodhen 2.000 luftëtarë të ISIS-it”, shtoi ai gjatë një interviste me median.
 
Të gjithë operacionet do të shënjestrojnë këtë zonë me misionin për t’a çliruar sa më shpejt./ATA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër