Kalimet e jashtëligjshme të kufirit mes Meksikës dhe SHBA, janë rritur vazhdimisht duke kërcënuar herë pas herë jetën e emigrantëve.

 Në një video të bërë publike së fundmi nga autoritetet amerikane tregohen dy fëmijë duke u rrëzuar mbi një mur 4.2 m e lartë nga kontrabandistët e dyshuar në kufirin SHBA-Meksikë.

Fëmijët, nga Ekuadori, u dërguan në spital nga agjentët e patrullës kufitare dhe tani janë nën kujdesin e autoriteteve amerikane.

Agjenti i Patrullës së Sektorit të El Paso Gloria I. Chavez tha se ishte "e tmerruar nga mënyra se si këta kontrabandues hodhën fëmijët e pafajshëm në mënyrë të tillë nga muri natën e kaluar.